“Lëshomë, dua të mbys veten”, flet polici shqiptar që e shpëtoi vajzën maqedonase nga vetëvrasja

  • E.K /
  • 07 shtator 2021 - 09:10
 “Lëshomë, dua të mbys veten”, flet polici shqiptar që e shpëtoi vajzën maqedonase nga vetëvrasja

Momenti i shpëtimit të një vajze të re nga vetëvrasja është bërë virale. Pas këtij akti heroik qëndron një polic shqiptar.

Agron Zenuni nga Kumanova ndau detaje gjatë një interviste.

Ai tregoi se e reja ishte ngjitur në tarracën e një ndërtese të vjetër për t’i dhënë fund jetës por falë tij, por falë ndërhyrjes së shpejtë të tij arriti ta shpëtojë.

“Fillimisht kam qenë rreth punës kanë lajmëruar kolegët që një vajzë do të bëjë vetëvrasje. Unë isha më afër, tek vendi i ngjarjes siç shihet, kam arritur unë i pari. Momentin kur arrij ajo tenton me u hedhur dhe e kap për 2-3 sekonda, sikur të mos e kisha kapur do të kishte rënë. Por pastaj në kohë shumë të shpejtë, vijnë dhe dy kolegë të mi dhe me ndihmën e tyre ia arrijmë ta ngjisim prapë lart.”, tha ai.

Ajo tentoi dhe me m’u larguar nga duart, më thoshte lëshomë, dua të mbys veten por ndërgjegjia nuk më linte. Më shumë është guxim sesa frikë. Në atë moment kam qenë i gatshëm dhe me jetë me mos me e lanë me u hedhur prej lart. Nëse do të hidhej vdekja do të ishte e sigurt. Ka tentuar me u shkëputur prej dore por zoti ka dashur dhe e kemi shpëtuar.”, tregoi ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)