Prokuroria dhe Shërbimi i Inteligjencës Kosovare të hetojnë lidhjet e treshes kriminale Shpend Ahmeti-Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri me nëntokën kriminale!

Prokuroria dhe Shërbimi i Inteligjencës Kosovare të hetojnë lidhjet e treshes kriminale Shpend Ahmeti-Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri me nëntokën kriminale!
Prokuroria dhe Shërbimi i Inteligjencës Kosovare të hetojnë lidhjet e treshes kriminale Shpend Ahmeti-Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri me nëntokën kriminale!

Dardan Grapci

  • 07 September 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Sipas ligjit në Kosovë është detyrim që kur bëhet fjalë për ndërtimet ato të trajtohen në mënyrë të njëjtë dhe në hapësirë të njëjtë, me kushte të njëjta sipas planeve urbane hartave të zonave. Aty ky është e ndaluar të ndërtohet një objekt më shumë se 6-kate, apo cili do etazh qoftë ai, nuk guxon të lejohet e të thyhet kufiri planor dhe ai o hartës zonale. Tani shtrohet pyetja - Pse Prokuroria Speciale nuk po ndërmerr asnjë detyre ex-officio për të hetuar dhe ndërprerë ketë skandal kriminale 8 vjeçar që e ka filluar Shpend Ahmeti së bashku me Dardan Sejdiun? Prishtina është degraduar dhe deformuar nga laramania e ndërtimeve, sipas lidhjeve kriminale, në hapësira të përafërta dhe në të njëjtat harta zonale.

-Nëse një pronar i një toke nuk ka të drejtë që në pronën e tij të ndërtoj, si ka mundësi që një i huaj që nuk është fare banor i asaj lagjeje ti jepet e drejta për shkatërrim të natyrës dhe të bëjë ndërtime me mbi ndërtime?.

Edhe sa kohe i duhet prokurorisëspeciale dhe asaj te krimeve te renda dhe Gjykatave të Kosovës për t’u zgjuar nga gjumi dhe për ta kuptuar që duke i neglizhuar këto raste po dëmtohen qytetarët, kurse mafiozët po pasurohen me dhjetra miliona euro?

Kompleksi “OAK TOUER” duhet të anulohet, dhe nëse ka filluar, të rrënohet menjëherë, si dhe t’i ndërpritet këtij pronari e drejta për ndërtim, si dhe në fund t’i hiqet licenca e punës përgjithmonë sepse nuk duhet lejuar diskriminim në mes të rasteve identike dhe në hapësira të përafërta të hartës zonale. I bëjë apel publik shërbimit të inteligjencës kosovare - Zgjohuni nga gjumi ju lutem, dhe filloni ta pastroni Kosovën dhe në veçanti Prishtinën nga abuzuesit e ligjit siç janë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri, ky trekëndësh e grup kriminal në krye të qeverisë së Prishtinës etj.

Këto lloje skandalesh nuk po ndodhin vetëm në Prishtinë, por edhe në gjithë territorin e Kosovës, prandaj sipas rregullores së të drejtave të njeriut është që nëse ligji nuk të mbron nga vandalistat, atëherë situatën duhet ta merr në dore pronari ose personi i dëmtuar permes vetgjyqesise .Andaj, e vetmja rrugëdalje është që njëherë e përgjithmonë, Prokuroria speciale, Gjykatat dhe Policia të qëndrojnë të distancuar nga krimo-politika, këto dy institucione duhet të qëndrojnë të pavarura nga krimo-politika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".