Këto janë dhjetë qytetet më të mira në botë për studentët

  • E.K /
  • 07 September 2021 - 09:48
 Këto janë dhjetë qytetet më të mira në botë për studentët

Për studentët e huaj, qytetet me universitetet më të mira janë zakonisht një magnet. Sidoqoftë, ka shumë kritere të tjera që duhen marrë parasysh para se të lëvizni përkohësisht ose ndoshta përgjithmonë në një qytet të ri.

Sipas renditjes së “QS Quacquarelli Symonds”, e cila merr parasysh performancën e universiteteve dhe mundësitë që u jepen të diplomuarve të rinj dhe në veçanti të huajve në tregun përkatës të punës, qyteti më i mirë për të jetuar si student është Londra, e cila zë pozitën më të lartë për të tretin vit radhazi. Pasohet nga Mynihu, Seuli, Tokio, Berlini, Melburni, Zyrihu, Sidnei, Bostoni dhe Montreali.

Mynihu renditet i dyti falë cilësisë së jetës, kulturës miqësore dhe kostos së ulët të jetesës në krahasim me atë që ofron. Seuli ka universitetin e tretë më të madh në botë, ndërsa Tokio gjithashtu ndan vendin e tretë për shkak të stilit të tij kozmopolit të jetesës dhe 12 universiteteve.

Në vendin e pestë është Berlini për historinë, jetën e natës dhe mjedisin multikulturor. Menjëherë më pas është Melburni falë larmisë së studentëve që mbledh. Zyrihu renditet i shtati për shkak të ekuilibrit mes jetës urbane dhe fshatit.

Sidnei renditet në vendin e 8 -të falë larmisë, hapësirave të gjelbra dhe bukurisë së peizazhit të qytetit, veçanërisht portit të qytetit. Në vendin e nëntë janë Bostoni dhe Montreali së bashku. Montreal është një qendër kulturore dhe studentët e vlerësojnë për atmosferën miqësore dhe diversitetin.

Në fund është Bostoni me Harvardin dhe MIT (Massachusetts Institute of Technology).

(Kosova Sot Online)