
Lexoni edhe:
Është koha e rizgjimit në ofensivë të diplomacisë Kosovare kundër propagandës serbe
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Për 20 vite kishim në pushtet një grup sundimtarësh , të cilët Kosovën e shndërruan në pronë private. Kështu e mbajtën në kontinuitet deri më zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar kur më votën plebishitare zbritën nga froni. Zbritën nga froni ata që instaluan krim të organizuar, korrupsion , nepotizëm , klinetelizem , pastrim parash…Zgjedhjet e pas luftës vetëm në mënyrë sipërfaqësore dukeshin të lira dhe demokratike , së patëm vjedhje industriale. Ata që I kritikun për punën e keqe të tyre , u kërcënuan madje edhe fizikisht.
Partitë kryesore në pushtet ishin parti të korruptuara . Pritjet e qytetarëve së do të bëhet mirë , dërguan në skepticizëm , në grumbullim të problemeve në vend të zgjedhjes së tyre , në varfëri, izolim të Kosovës , dhe në pa punësim enorm. Qytetarët më të drejtë kanë pritur shumë më shumë pas përfundim të luftës. Kanë pritur zhvillim të gjerave pozitive e jo të kaq shumë negativiteteve shoqërore dhe politike .Reformat nuk u zbatuan , duke I bërë qytetarët e brengosur për fatin e tyre. Kosova u ngarkua edhe më shumë me organe jo funksionale të gjyqësorit të kontrolluara nga politika.
Është koha e rizgjimit në ofensivë të diplomacisë Kosovare kundër propagandës serbeLexoni edhe:
Në luftën kundër krimit të organizuar patëm më shumë dështime së sa suksese. Nuk u arrestuan ata që për përfitime personale , e sollën gjendjen e keqe politike dhe atë ekonomike në vend! Nuk patëm gjatë këtyre viteve vizion dhe koncepte zhvillimore të mira për vendin. Krimi I organizuar dhe korrupsioni janë infiltruar edhe në organet e pushtetit, që po e vështirëson punën e pushtetit të ri .Kur krimi strukturoret për një kohë të gjatë, shumë vështirë është edhe të çrrënjosët. Njerëzve të pushtetit të vjetër u mungojë kohezioni politike , vizioni dhe vullneti për të punuar mirë për shtetin e ri të Kosovës. Sikur e gjithë kjo mos të ishte e mjaftueshme. Shumë nga protagonistët e politikës vendin e shtyn drejtë zhbërjes gjatë maratonës të bisedimeve politike më Serbinë! Me shumë I kushtuan kujdes ideologjive politike së sa çështjes madhore nacionale! E mbajtën Kosovën të izoluar më veprimet e tyre nga bota demokratike sikur të ishim në mesjetë!
Duke provokuar largimet masovike nga vendi , provokuan ekzistimin e shtetit dhe identitetin nacional. Kosovës nuk i duheshin pas luftës pushtetet e konflikteve politike , por pushtetet e unitetit. Me pushtetin e ri është bërë kthesë e re politike, që qytetarët po e shohin më pozitivitet .Njerëzit përfundimisht po I shprehin liritë e tyre qytetare , po e shohin perspektiven e tyre zhvillimore drejtë Evropës së Bashkuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".