Lajçak takon sot delegacionet e Kosovës dhe Serbisë: Ka çështje urgjente për të cilat pres pajtim

  • E.K /
  • 07 September 2021 - 10:49
 Lajçak takon sot delegacionet e Kosovës dhe Serbisë: Ka çështje urgjente për të cilat pres pajtim

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se sot dhe nesër do të takojë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajcak ka shkruar se janë disa çështje urgjente që duhet të diskutohen me Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin dhe se pret që të gjendet një mirëkuptim i përbashkët.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petković. Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjej një mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajcak.

(Kosova Sot Online)