Qeveria 'Kurti' i jep tender 3.5 milionë euro kompanisë së Ekrem Llukës

  • 07 September 2021 - 14:45
Qeveria 'Kurti' i jep tender 3.5 milionë euro kompanisë së Ekrem Llukës

Kompania “Dukagjini”, pronë e biznesmenit pejan Ekrem Lluka, është shpërblyer me tender të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, në vlerë prej hiç më pakë se 3,5 milionë euro për furnizim me libra para universitare.

Në njoftimin për dhënie të kontratës të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), të cilin e ka siguruar “Front Online”, shihet se vlera e këtij tenderi është 4,8 milionësh, i cili është i ndarë në disa lote, e ku nga kjo shumë 3,5 milionë euro i janë dhënë kompanisë së biznesmenit Lluka, deri sa pjesa tjetër prej rreth 1,3 milionësh iu është dhënë katër kompanive tjera.

Për lotin I të këtij tenderi për kontratë është rekomanduar kompania “Libri Shkollor”, vlera financiare e këtij loti është 878,328 euro.

Për lotin II për kontratë është rekomanduar kompania “Dukagjini”,  ku vlera e këtij loti është 3.544.912 euro.

Për lotin e III-të për kontratë është rekomanduar kompania “Albas”, ku vlera e këtij loti është 357,446 euro.

Gjithnjë bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës shihet se për  lotin e IV-të për kontratë është rekomanduar kompania “Botime Pegi”, e ku vlera financiare e këtij loti është 35 mijë euro si dhe për lotin V për kontratë ështrë rekomanduar “Shukri Klinaku” me 9 040 euro.

(Kosova Sot Online)