Fauci: Mjekët do jenë të detyruar të zgjedhin mes pacientëve

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 15:36
Fauci: Mjekët do jenë të detyruar të zgjedhin mes pacientëve

“Disa spitale në Shtetet e Bashkuara ndodhen pranë arritjes së kapacitetit të plotë të të shtruarve ndërsa Covid-19 vazhdon të përhapet dhe së shpejti mjekët mund të jenë të detyruar që të zgjedhin se kush do të shtrohet në njësinë e kujdesit intensiv”, tha Dr. Anthony Fauci për “CNN”.

“Ne jemi shumë afër” tha drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundje Infektive. “Ju do të jeni në një situatë ku do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje shumë të vështira” shtoi ai.

Fauci u shpreh se mënyra më e mirë për të parandaluar që punonjësit e kujdesit shëndetësor të bëjnë ato zgjedhje të vështira është që të “bëjmë gjithçka për të parandaluar infeksionet e reja. Vaksinimi është numri një për të ulur shtrimet në spital” theksoi ai.

Në të gjithë SHBA, 79.83% e shtretërve të kujdesit intensiv janë plot. Tetë shtete kanë më shumë se 90% të shtretërve të tyre të zënë; Alabama, Georgia, Texas, Arkansas, Florida, Misisipi, Nevada dhe Kentucky.

Me përhapjen e variantit shumë të transmetueshëm Delta, zyrtarët dhe ekspertët e shëndetit po punojnë drejt administrimit të një doze përforcuese të vaksinës për amerikanët.

(Kosova Sot Online)