Kryeministri Kurti i jep informacione shtesë BE-së për afganët që mori Kosova pas kërkesës amerikane

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 10:33
 Kryeministri Kurti i jep informacione shtesë BE-së për afganët që mori Kosova pas kërkesës amerikane

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar në telefon me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kurti tha në Twitter se e ka njoftuar Varhelyin për refugjatët që u pritën në Kosovë.

“Gjatë një telefonate me Oliver Varhelyin këtë mëngjes, e njoftova me detajet e refugjatëve afganë të pritur në Kosovë. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë nga autoritetet tona për këtë çështje humanitare, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me SHBA-në”, shkroi Kurti.

Deri tani, Kosova i ka pritur rreth 700 refugjatë afganë që kanë ikur nga Afganistani pas ardhjes në pushtet të talebanëve.

(Kosova Sot Online)