I mituri nga Gjakova e incizon një vajzë, ia poston videon në rrjete sociale

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 11:11
 I mituri nga Gjakova e incizon një vajzë, ia poston videon në rrjete sociale

Policia në Gjakovë ka arrestuar një të mitur i cili ka incizuar një vajzë po ashtu të mitur dhe i ka publikuar videot në rrjete sociale.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima e ka raportuar rastin të martën, më 7 shtator.

“Gjakovë, 04.09.2021 – 01:00.Me  07.09.2021 viktima femër kosovare ( e mitur) ka raportuar se, nga  i dyshuari mashkull kosovar  ( i mitur) është incizuar dhe të njëjtin incizim i dyshuari e ka postuar në rrjet social. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)