Foto të shtëpisë pas shpërthimit të bojlerit në Skënderaj, ku u lënduan tre persona

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 12:20
 Foto të shtëpisë pas shpërthimit të bojlerit në Skënderaj, ku u lënduan tre persona

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur shpërthimi i një bojleri në një shtëpi në Polac të Skenderajt. Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ndërsa janë evidentuar edhe dëme materiale.

Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa vijon hetimi i rrethanave se si erdhi deri te shpërthimi.

Media po qëndron në vendin e ngjarjes dhe nga atje sjellë pamje të shtëpisë së djegur si pasojë e shpërthimit të bojlerit.

Rasti është raportuar në polici mëngjesin e sotëm rreth orës 06:38.

(Kosova Sot Online)