Armend Zemajt e Imer Mushkolajt iu vdes mësuesja, shkruajnë fjalë prekëse për të

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 13:47
 Armend Zemajt e Imer Mushkolajt iu vdes mësuesja, shkruajnë fjalë prekëse për të

Deputeti nga radhët e LDK’së, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot ka vdekur mësuesja e tij, Hazbije Muhaxheri.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e të afërme të saj, derisa ka thënë se kontributi i saj në arsim do të vlerësohet përherë.

“Mësuesja ime e dashur, Hazbije Muhaxhiri, sot paska ndërruar jetë. Kontributi i saj në arsim do të vlerësohet përherë, ndërsa mirënjohja, falënderimi dhe kujtimet e mia për të do të jenë të përjetshme.  U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muhaxhiri, miqve e të afërmve. Pusho e qetë në përjetësi, mësuesja Hazbije!”, ka shkruar Zemaj.

Për vdekjen e Muhaxhirit, ka shkruar edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka qenë në një klasë me Zemajn.

“Mësuesja ime e parë, Hazbije Muhaxhiri, ka vdekur sot. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj dashninë dhe mirësinë që ajo ka dhuruar gjatë gjithë jetës. Do të na mungosh shumë Mësuesja Hazbije”, ka shkruar Mushkolaj.

(Kosova Sot Online)