Hidhet me parashutë nga maja më e lartë e një kodre, ekipi i tij filmon momentin rrëqethës

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 15:48
Hidhet me parashutë nga maja më e lartë e një kodre, ekipi i tij filmon momentin rrëqethës

Ky është momenti kur një parashutist hidhet nga maja më e lartë e një kodre në Cumbria të Anglisë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq parashutistin duke qëndruar në cep të një kodre, i pozicionuar dhe duke pritur momentin e duhur që të hidhet me parashutë.

Pamjet janë filmuar nga ekipi i Mountain Man Base, që është një komunitet i dhënë pas sporteve ekstreme dhe cilësohen si pionierë të hedhjes me parashutë nëpër Britani të Madhe.

Ata janë gjithmonë në kërkim të sfidave të reja, dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’ju dërgojnë lokacione të vendeve të ndryshme nga të cilat do të mund të hidheshin me parashutë.

Për ta shikuar videon, klikoni në këtë LINK

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9965207/All-base-Daredevil-throws-Englands-highest-mountain-Scafell-Pike.html#v-8973682156203653515

(Kosova Sot Online)