BBC raporton për zjarrin në spitalin e Tetovës

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 08:27
 BBC raporton për zjarrin në spitalin e Tetovës

Transmetuesi publik britanik, BBC, ka raportuar për zjarrin që shpërtheu në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet një ndërtesë e përfshirë nga flakët dhe një shtëllungë tymi të zi në ajër afër një rruge, shkruan BBC.

Raportohet se zjarrfikësit e shuan zjarrin për më pak se një orë pasi kishte nisur rreth orës 21 të së mërkurës.

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipce, paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

“Kjo është ditë shumë pikëlluese. Mjekët po luftojnë për jetën e të lënduarve”, tha Filipce, duke shtuar se disa pacientë janë dërguar me urgjencë në Shkup.

Kryeministri Zoran Zaev tha se zjarri u shkaktua nga një shpërthim dhe se për këtë rast janë hapur hetime.

Spitali që u përfshi nga zjarri ishte qendër e përkohshme, e ndërtuar vitin e kaluar për trajtimin e personave të sëmurë rëndë me koronavirus.

(Kosova Sot Online)