Maqedonia e Veriut: Për momentin 10 viktima nga zjarri, numri mund të rritet

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 09:09
Maqedonia e Veriut: Për momentin 10 viktima nga zjarri, numri mund të rritet

Ministria e Shëndetësië së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka një numër të saktë të viktimave që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në spitalin Covid në Tetovë.

Për momentin janë dhjetë viktima, konfirmoi Ministria, dhe shtoi se numri mund të rritet. Ndaj dhe u kërkoi mediave të mos spekulojnë me këtë fakt.

Ndërkohë, 5 prokurorë janë dërguar për të hetuar mbi shkaqet dhe pasojat e zjarrit në spital, që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së mërkurës.

(Kosova Sot Online)