“Sot është ditë pikëllimi për komunën tonë”- AAK pushon aktivitetin në Deçan në nderim të Blerand Kadrijajt

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 09:21
“Sot është ditë pikëllimi për komunën tonë”- AAK pushon aktivitetin në Deçan në nderim të Blerand Kadrijajt

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, do ta pushojë gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramosaj ka thënë se kjo do të bëhet në shenjë nderimi për bashkëvendasin e tyre, njëherit ish-kandidat për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Pejë.

“Në shenjë nderimi per bashkëvendasin tonë, ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, z.Blerand Kadrijaj, Aleanca për Ardhmerinë e Kosoves – AAK, në Deçan, e pushon gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme” shkruan Ramosaj në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Në shenjë nderimi per bashkëvendasin tonë, ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, z.Blerand Kadrijaj, Aleanca për Ardhmerinë e Kosoves – AAK, në Deçan, e pushon gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme.

Kjo në shenjë nderimi për Blerandin, familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët e komunës sonë!

Sot nuk është dita të flasim për vota. Sot është ditë pikëllimi për Deçanin!

Sot lutem për shpirtin e Blerandit dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, Kadrijaj nga Rastavica, gjithë bashkëvendasit, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët e Deçanit!

Lusim Zotin t’iu jap durimin familjeve të përballojnë këtë dhimbje të madhe!
Sinqerisht,

Bashkim Ramosaj

(Kosova Sot Online)