Vendi ku u vranë dy zyrtarët e PDK’së

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 09:30
 Vendi ku u vranë dy zyrtarët e PDK’së

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmë afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Dy zyrtarët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, janë vrarë, derisa një tjetër person është plagosur.

Rastin e kanë konfirmuar  edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se informata shtesë për këtë rast do të jepen pas zhvillimit të hetimeve.

“Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

(Kosova Sot Online)