Lëndohet një person, i bie korniza metalike nga rrethoja te një objekti në Gjakovë

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 09:59
Lëndohet një person, i bie korniza metalike nga rrethoja te një objekti në Gjakovë

Një person është lënduar derisa ishte duke ecur pranë një objekti në ndërtim.

Derisa i njëjti po ecte në këtë anë, nga rrethojat e objektit kishte rënë një kornizë metalike duke e goditur viktimën në kokë.

Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësorë.

Lidhur me këtë rast është intervistuar një person i dyshimtë dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)