Pacienti i QKUK-së bën qejf në repartin e COVID: Pi çaj rusi e merr oksigjen

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 10:33
Pacienti i QKUK-së bën qejf në repartin e COVID: Pi çaj rusi e merr oksigjen

Mungesa e stafit shëndetësor po vazhdon të paraqesë probleme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Por, aty nuk po mungon diçka tjetër. Është pija tradicionale 'çaji i rusit' ai i cili nuk mungon as në klinikat ku po trajtohen pacientët me Covid-19, shkruan syri.net Kosova.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e një qytetari i cili shihet se është në oksigjeno-terapi, mirëpo në dorë mbanë pijen e famshme shqiptare 'çajin e rusit'.

(Kosova Sot Online)