Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 11:18
 Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri të mërkurën në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga person/a deri më tani të pa njohur. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit të panjohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)