Natasha Kandiq: Pres që Merkel të vendosë lule në Batajnicë e shoqëruar nga Vuçiqi

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 11:56
Natasha Kandiq: Pres që Merkel të vendosë lule në Batajnicë e shoqëruar nga Vuçiqi

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq pret që kancelarja gjermane, Angela Merkel të vendosë lule në Batajnicë gjatë vizitës që do ta zhvillojë në Serbi më 13 shtator.

Kandiq ka shkruar se Merkel duhet të shoqërohet nga Vuçiq në vendosjen e luleve në Batajnicë, aty ku janë gjetur shumë trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit.

“Pres që kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë lule në Batajnicë, nën shoqërimin e presidentit të Serbisë dhe organizatave joqeveritare. Na duhet ky mësim si ajër i pastër” , ka shkruar Kandiq.

Në më tepër lokacione në Batajnicë janë zhvarrosur më se 880 trupa të pajetë. Trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në vitin 1999, që me kamiona nga Kosova ishin dërguar në bazën në Batajnicë, janë varrosur në varrezën masive.

(Kosova Sot Online)