Edhe punonjësit e sektorit privat të angazhuar në spitale kërkojnë shtesa në paga

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 13:02
 Edhe punonjësit e sektorit privat të angazhuar në spitale kërkojnë shtesa në paga

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar sot që edhe punëtorëve të sektorit privat që janë të angazhuar në spitale gjatë pandemisë, tu ndahen shtesa në paga.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi ka deklaruar se po u bëhet diskriminim kësaj kategorie të punëtorëve, derisa ka thënë se do të këmbëngulin për realizimin e kërkesave të tyre.

“E gjithë kjo marrëzi e qeverisë për dallimin dhe diskriminimin që po bën për pagat shtesë ndaj punonjësve që janë në front të parë me COVID-19 nuk duhet të ndodhë, pasi nuk përkon me sloganin parazgjedhor “Krejt dhe Drejt”, tha ai në një konferencë për media.

Nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, për hir të situatës së krijuar nga COVID-19, kjo sindikatë ka paralajmëruar se nuk do të organizojë protestë para datës 30 shtator.

(Kosova Sot Online)