Albin Kurti e Angela Merkel takohen gjatë javës së ardhshme

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 13:07
Albin Kurti e Angela Merkel takohen gjatë javës së ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka bërë të ditur se Kryeministri Kurti dhe Kancelarja Merkel do të takohen gjatë javës së ardhshme, në Tiranë.

“Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndryshe, Merkel do ta vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator.

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Merkel do të takohet edhe me krerës e Qeverisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, është bërë e ditur se do të diskutohet për çështjet e politikës ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

“Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)