Shkrumb e hi: Ja çka ka mbetur në spitalin e Tetovës

  • 09 shtator 2021 - 13:10
Shkrumb e hi: Ja çka ka mbetur në spitalin e Tetovës

Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen se kjo është një tragjedi shumë e rëndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afër dhe t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju që me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku kah ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmë se ishin të djegura zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vet. Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pasë fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno-terapi”, u shpreh një dëshmitar okular.

(Kosova Sot Online)