Opsioni i shtyrjes për pak muaj të zgjedhjeve lokale, është gjykim i mendjeve të shëndosha politike që nuk vrapojnë vetëm pas pushtetit !

Opsioni i shtyrjes për pak muaj të zgjedhjeve lokale, është  gjykim i mendjeve të shëndosha politike që nuk vrapojnë vetëm pas pushtetit !

Hajrullah Tërnava

  • 09 September 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata tani e krijuar me këtë pandemi të Covidit 19, që ka marrë përmasa të mëdha të infektimeve të popullatës, është për tu habitur dhe në bazë të rasteve të vdekshmërisë tani Kosova po avancon në rajon me numrin më të madh të të vdekurve, prandaj është edhe normale që po diskutohet në prapaskena të partive politike, edhe opsioni i shtyrjes së zgjedhjeve lokale, për një afat të pranueshëm kohor, në përpjekje për tejkalimin e rrezikuar nga infeksioni i serishëm me covid-19.

-Nëse shtyrja e zgjedhjeve do të ndodhte me një vlerësim se edhe rastet e infektimeve do të zvogëlohen dukshëm, mendoj se do të ishte i arsyeshëm një opsion i tillë që po bëhet temë diskutimi edhe mes subjekteve politike. Fillimisht ka qenë kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, i cili ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të shtyjë zgjedhjet lokale për shkak të situatës alarmante me COVID-19.

Pro këtij propozimi, tash për tash publikisht eshtë deklaruar edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i cili ka thënë se është pro shtyrjes së zgjedhjeve, por atë, por vendimin duhet ta merr Presidentja në konsultim edhe me IKSHP-në, institucion që e vlerëson profesionalisht gjendjen dhe rrezikun, nëse ai ekziston për rikthimin e sërish të një infeksioni akoma më masiv me kovid-19 me variante akoma më të rrezikshme që po zbulohen gjithandej nëpër shtete të ndryshme. Kjo nuk varet kryetarit të Kuvendit por nëse do te thoshte mendimin e tij personal, ai ka thënë së zgjedhjet do të duhej të shtyheshin.

Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve është kompetencë e presidentes, por ajo vendimin e saj e merr pas rekomandimit të IKSHPK’së. Është e frikshme prognoza e Konjufcës i cili thotë se nëse mbahen zgjedhjet edhe nëse ka me pesë fushatë, sado e shkurtë ajo, që në formën e vet të shkurtuar, unë mendoj që partitë politike kanë me zgjedhë metodën e futjes nëpër familje, sepse kemi me mijëra asamblistë që e lypin votën individuale, prandaj është e pritshme që nëse mbahen zgjedhjet, mes të nëntorit mund ta arrijmë numrin e pikut me të infektuar dhe me vdekje të reja. Pra ai paralajmëron se prapë kemi me ardhur në pik në numrin më të madh të rasteve. Konjufca duke paralajmëruar rrezikun e rikthimit akoma më të madh të infektimeve me covid, pas përfundimit të zgjedhjeve, nëse ato nuk shtyhen për disa muaj. Sido qoftë, nëse merret një vendim i tille, mund të është i rrezikshëm pasi që kryetarët aktual në krye të komunave dhe partitë politike, mundë ta përdorin mandatin e zgjatur për abuzime të skajshme me buxhetin, duke e shpenzuar pa kritere në kufijtë maksimal, me qëllim të luftës politike për përfitim elektoral.

Nëse vlerësohet se infeksioni i popullatës mundë të zgjerohet, dhe kjo përhapje mundë të ndodhë në përmasa te mëdha, atëherë mendoj se do të ishte më mirë që të shtyhen këto zgjedhje, sepse më të vlefshme janë jetët e popullatës, sepse zgjedhjet mundë të shtyhen për një apo disa muaj, dhe prapë ato zgjedhje do të zhvillohen por nëse është që ato zgjedhje kur të ndodhin mos të këtë fare të vdekur apo edhe nëse është në përmasa të vogla, do ia vlente që të shtyhen këto zgjedhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".