Në Malishevë përfshihet nga zjarri një shtëpi

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 10:45
Në Malishevë përfshihet nga zjarri një shtëpi

Një person ka raportuar në polici se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Banjë të Malishevës, ka ëbrë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, ndërkaq përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se shtëpia e tij është përfshirë në zjarr. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)