Prokurorët i propozojnë gjykatës që në seancë të ftohen të vdekurit për t’u gjykuar!

Prokurorët i propozojnë gjykatës që në seancë të ftohen të vdekurit për t’u gjykuar!

Hajrullah Tërnava

  • 10 September 2021 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Pra, në aktakuza, prokurorët i propozojnë gjykatës që në seancë të ftohen të vdekurit për t’u gjykuar, pavarësisht faktit që në këto raste, prokurorët ngrenë aktakuza edhe fare pa zhvilluar hetime, sepse kjo iu mundësohet sipas ligjit, për veprat penale që dënohen deri në tre vjet, dhe ata pa asnjë hamendje e shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për të abuzuar rastet dhe mbuluar mos punën e tyre, që do të duhej të ishte punë e thellë hetimore kundër krimit e korrupsionit, në interes të drejtësisë dhe qytetareve, kreative dhe efektive.

Në një shtet ku nuk funksionojnë ligjet, gjithçka shkon për së prapështi, prandaj nuk duhet të befasohemi edhe për këto mënyra të ngritjes së aktakuzave për njerëzit që me vite përpara, me dekada më herët, kanë ndërruar jete, edhe që me ngritjen e aktakuzave ndaj atyre personave të vdekur po tentohet të fshehën të “palarat”, e grumbulluara në institucionin e Prokurorisë së kapur nga krimo politika dhe nga nëntoka kriminale. Me këtë veprim, në këtë institucion vetëm arrin të shtohet mllefi i qytetarëve dhe mosbesimi, sepse ata ashiqare e kuptojnë se është e pa logjikshme drejtësia të merret me njeriun e vdekur para disa viteve, për vepra në të cilat kinse paska qenë i involvuar personi i vdekur që akuzohet.

Me një fjalë kjo neglizhencë është për mbulim me turp të këtij institucioni nga njerëz që duhet të jenë zbatues dhe jo abuzues të ligjit. Me këto raste manipulimi po rrënohet tërësisht besimi në drejtësi, nga gjykatësit, prokurorët dhe të tjerët që marrin paga të majme mujore, por me këto sjellje vetëm po i devalvojnë vlerat e këtij institucioni, sepse në sirtarët e gjykatave tani po qëndrojnë me mijëra lëndë të pa kryera dhe të pa aktivizuara për gjykimin që i pret ato lëndë dhe ato palë. Prandaj është për çudi se si po bëhet fenomen e po lejohet nga KPK-ja ngritja e aktakuzave ndaj personave të vdekur në Kosovë, nga ana e prokurorëve të Kosovës, që nuk po shërben tjetër veç se si një mbulesë mashtruese e organit të akuzës që të fshehën pas rasteve me statistika në numra dhe të vazhdojnë ti mullin sytë para mega krimit të organizuar që po e rrezikon rendin shtetëror, që ka kapur drejtësinë dhe po dirigjohet nga nëntoka kriminale e infiltruar për dy dekada në politikën e inkriminuar.

Sipas hulumtimit të Instituti të Kosovës për Drejtësi në Kosovë janë të shumta rastet në të cilat ndodhë që prokurorët të ngrenë aktakuza edhe ndaj personave të vdekur. Sipas Hulumtimit të IKD-së, gjatë vitit të kaluar janë zbuluar së pakut 16 raste të kësaj natyre, të prokurorëve, të cilët kanë ngritur aktakuza ndaj personave të vdekur, për veprat e dyshuara se i kanë kryer vite më herret, derisa kanë qenë gjallë por që nuk janë trajtuar, hetuar dhe vendosur për fatin e tyre në mënyrë të drejtë dhe të rregullt. Një rast i tillë skandaloz është monitoruar dhe evidentuar në Gjykatën themelore të Prishtinës, dega Podujevë, ku Kjo aktakuzë është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ku personi i akuzuar kishte vdekur para tetë vjetësh, por që vdekja e tij nuk ishte regjistruar në regjistrat e vdekjes, por në vitin 2020 është ngritur aktakuze kundër tijë, në të cilën prokurorja e rastit, kishte konsideruar se i akuzuari e ka kryer veprën penale dhe ka kërkuar nga gjykata që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas propozimit në aktakuzë, por gjykata e ka hedhur poshtë atë rast skandaloz, në mesin e 16 rasteve të tilla të evidentuara dhe regjistruara nga monitoruesit e IKD-s.

A po tolerohet një fenomen i tillë qëllimisht edhe nga KPK-ja, për ta mbuluar dhe arsyetuar mos punën e zyrtarëve të tyre, të cilët marrin paga të majme nga buxheti i shtetit, dhe luajnë me dosjet e harruara, dhe ndjenjat e qytetarëve, familjar të pa fajshëm, edhe nëse të denoncuarit kanë kryer vepra të dënueshme por ata nuk jetojnë më, për tu dëshmua, mbrojtur, apo edhe dënuar. Prandaj institucionet e drejtësisë duhen ti bëjnë spastrimet e veta interne edhe para miratimit të Vetting-ut, edhe mos të dalin qesharak para opinionit për këto vepra të çuditshme qe ne vend qe ti mbyllin rastet e tilla, dhe mos të devalvohen edhe ma tutje si deri më tani. Megjithatë të presim se a do ta arrijnë edhe këto shkrime efektet e dëshiruara që s’paku të fillohet me të mbaren.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".