Vëllai i të arrestuarit për fajde në Prishtinë po kërkohet nga Policia për shitblerje të narkotikëve

  • G.G /
  • 10 September 2021 - 14:00
Vëllai i të arrestuarit për fajde në Prishtinë po kërkohet nga Policia për shitblerje të narkotikëve

Media sot raportoi se Mërgim Bukoshi, i dyshuar për fajde dhe kanosje, është dërguar në paraburgim, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar më 6 shtator në fshatin Hajvali, pasi dyshohet se e kishte kërcënuar një person vazhdimisht, nga muaji maj, duke ia kërkuar kamatën e fajdes dhe duke i thënë “ose bëj 14 mijë euro dhe na jep ose qiti prindërit prej shtëpisë”.

Sinjali mëson se vëllai i Mërgimit, Genc Bukoshi, 31-vjeçar, po kërkohet nga Policia e Kosovës që dy muaj.

Policia kishte publikuar detaje për të dhe kishte njoftuar se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)