Varroset zyrtari i PDK’së që u vra në Pejë, pamje nga varrimi

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 15:13
 Varroset zyrtari i PDK’së që u vra në Pejë, pamje nga varrimi

Është varrosur zyrtari i PDK’së, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Në media janë publikuar  fotografi nga ceremonia e varrimit. Në foton e publikuar, shihet se numri i personave që kanë marrë pjesë në varrim është kogja i madh.

Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.

Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)