Bill Gates merr në kontroll zinxhirin e hoteleve luksoze për 2.2 miliardë dollarë

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 18:59
Bill Gates merr në kontroll zinxhirin e hoteleve luksoze për 2.2 miliardë dollarë

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, arriti një marrëveshje për të blerë aksione kontrolluese në zinxhirin e hoteleve luksoze Four Seasons për 2.2 miliardë dollarë.

Sipas marrëveshjes, Cascade Investments, një firmë investimesh private që mban pasuritë e Gates, do të rrisë pronësinë e saj në Four Seasons Hotel and Resorts, nga 47.5% në 71.25%

E themeluar në vitin 1960 nga Isadore Sharp, Four Seasons tani ka 121 hotele dhe vendpushime, dhe 46 prona banimi në 47 vende.

Gates ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ai dhe Melinda French Gates njoftuan në maj se do të divorcoheshin pas 27 vitesh.

Ai ka qenë dhe nën shqyrtim lidhur me marrëdhënien e tij me financierin Jeffrey Epstein, i cili vrau veten ndërsa ishte në pritje të gjykimit me akuzat e trafikimit seksual të të miturve.

Gates i përshkroi lidhjet e tij me Epstein si një “gabim të madh” në një intervistë me CNN.

(Kosova Sot Online)