Po sillte 800 kg speca nga Serbia, ndalohet burri nga Kamenica

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 09:23
Po sillte 800 kg speca nga Serbia, ndalohet burri nga Kamenica

Një person është ndaluar nga policia në fshatin Koretin në Kamenicë, pasi që në veturë i janë gjetur 800 kilogramë speca, që dyshohet se janë sjell nga Serbia.

Malli është dorëzuar në terminal doganor, derisa i dyshuari është liruar.

“Fsh. Koretin 10.09.2021 – 21:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në automjetin e tij i janë gjetur 800 kg speca, që dyshohet se janë sjell nga Serbia. Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)