Në Spitalin e Pejës 49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 10:02
Në Spitalin e Pejës 49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka filluar të ketë një ulje të numrit të pacientëve me COVID-19.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 176 pacientë me koronavirus.

Po ashtu, nga Spitali kanë bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 153 janë në oksigjenoterapi, 10 në CPAP dhe 49 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve, janë pranuar 12 pacientë, ndërsa janë shëruar 22 të tjerë.

(Kosova Sot Online)