Qytetarët e Prishtinës ta votojnë një kryetar të ri që ka guxim t’i nxjerr në shesh dosjet kriminale të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut dhe të Sami Hamitit , për t’i denoncuar në prokurori për hetim dhe dërguar në burg !

Qytetarët e Prishtinës ta votojnë një kryetar të ri që ka guxim t’i nxjerr në shesh dosjet kriminale të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut dhe të Sami Hamitit , për t’i denoncuar në prokurori për hetim dhe dërguar në burg !
Qytetarët e Prishtinës ta votojnë një kryetar të ri që ka guxim t’i nxjerr në shesh dosjet kriminale të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut dhe të Sami Hamitit , për t’i denoncuar në prokurori për hetim dhe dërguar në burg !

Dardan Grapci

  • 11 September 2021 - 08:57

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Ajo çka është kryesorja deri më tash, zyrtarisht fushata zgjedhore për komuna ende s’ka filluar, ku ndoshta me të vërtetë gjatë kësaj fushate , gjatë kësaj gare për të parin e Prishtinës edhe mundë të ndodhë që ndonjëri nga kandidatët pretendent për kryetar edhe do ta sulmon Kryetarin aktual Shpendin për të gjitha akuzat që i ka dhe për të gjitha vendimet kriminale që i ka bërë ose mundë të ndodhë që me të vërtetë dikush ta bëjë një marrëveshje të fshehur me Shpendin, që nëse e merr Prishtinën, ti vazhdoje planet e pista të Shpendit dhe ta ndajnë fitimin kriminalisht!.

-Garuesit në zgjedhje për kryetar të komunës së Prishtinës, të cilët po synojnë secili për vete që ta merr besimin për të qeverisur duke i dhënë fund dekadës së zymtë të keq qeverisjes së Shpend Ahmetit, sikur po hezitojnë ta zbardhin krejt të vërtetën e mbrapsht që po ju mbetet atyre trashëgim i keq nga Shpend Ahmeti, po sillen sikur po kanë frikë të merren me të zezat e errëta të tij, ose nuk dëshirojnë t'ia përmendin të palarat për shkak se dëshirojnë që edhe vetë ta vazhdojnë punën e ndyrë sikur që ka vepruar deri më tash Shpendi me suitën e tij të ngushtë. Prandaj sipas mendimit tim personal them që vetëm nëse Prishtinën e fiton një kandidat për kryetar i cili vepron shumë profesionalisht dhe pa shumë ndikim nga interesat politike e grupore të grupeve kriminale të interesit, si individ me integritet, vetëm një i tillë do të ketë kurajë dhe guxim që pasi ta merr detyrën ti shpalos, zbulon dhe heton të gjitha të palarat e Shpend Ahmetit me vartësit e tij, për ta denoncuar në prokurori dhe arrestuar atë, për të ja prishur të gjitha planet kriminale Shpend Ahmetit dhe rrjetit të tij të inkriminuar.

Këta të tjerët që janë kandidat nga partitë politike, që janë besnik të përbetuar të liderëve dhe kryesive të partive politike, nuk do bëjnë asgjë për luftimin e krimit dhe ndërprerjen e ndërtimeve ilegale. Kështu që cilido që fiton, pa marre parasysh nga cila parti është, asgjë nuk do të bëj për ndryshim, sepse të gjithë janë një brumë, të gjithë i kanë synimet e njëjta dhe të gjithë janë të korruptuar. Me fjalë tjera e ardhmja e Prishtinës do të mbetet përsëri në terr e jo në dritë. Prandaj po e them që i vetmi shpëtim për Kryeqytetin do të nëse ndodhë një ndryshim i madh, nëse fiton dikush që është kandidat shumë i pavarur në vendimmarrjen e qeverisjes nga politika e cila e ka nominuar, kur për fat të keq nga këta që janë në garë tani nuk ma mbushë mendjen asnjë kandidat për të vepruar me bindjen e pa varur të personalitetit të tij dhe i pa ndikuar e dirigjuar prej grupeve të tjera të interesit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".