Policia jep informacione për vdekjen e njëvjeçares në aksidentin në Prishtinë

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 09:21
 Policia jep informacione për vdekjen e njëvjeçares në aksidentin në Prishtinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën “Mehmet Ali Vroni” në Prishtinë. Siç njofton policia, në aksident ishte përfshirë një kamionetë që drejtohej nga një person i gjinisë mashkullore dhe këmbësores, njëvjeçare.

Si pasojë e aksidentit fëmija ka vdekur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obuksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Mehmet Ali Vroni, Prishtinë 11.09.2021-08:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një këmbësoreje (fëmijë) femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)