Kandidatët për Prishtinën gjatë fushatës t’i zbardhin aferat kriminale të Shpend Ahmetit, t’i japin material prokurorisë për ta hetuar dhe arrestuar!

Kandidatët për Prishtinën gjatë fushatës t’i zbardhin aferat kriminale të Shpend Ahmetit, t’i japin material prokurorisë për ta hetuar dhe arrestuar!

Hajrullah Tërnava

  • 12 September 2021 - 09:14

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Që të jemi sa më korrekt e në përputhshmëri me ligjet pozitive të shtetit tonë, është momenti i duhur tani, që së pakut gjatë fushatës zgjedhore dhe garës për kryeqytetin, kandidatët për kryetar dhe asamblistë, ti nxjerrin në sipërfaqe të gjitha të palarat dhe vendimet kriminale të qeverisjes së deritashme të Shpend Ahmetit për dy mandate dhe 8 vite të plota, por edhe të tjerëve kryetar të komunave në tërë Kosovën, nëse kanë fakte për keqpërdorimet e tyre, sidomos në fushën e urbanizmit dhe kriminalizimit në fushën e ndërtimeve.

-Tani sa po ofrohet koha e zgjedhje lokale të komunave, tani po dalin në shesh aktivitetet partiake me plan programet e tyre e që për qëllim e kanë që të fitojnë sa më shumë komuna, sepse kjo është dëshmia e të vërtetës se sa komuna i fiton një parti aq vërehet forca e qeverisjes së saj. Tani partitë janë të angazhuara në aktivitetet e tyre, sepse ndonjëra parti që se fiton asnjë komunë, me vetë këtë fakte duhet që pajtohet që të mos ekzistoj më si parti. Gjithsesi së nëse iu argumentohen ish kryetarëve, të palarat e tyre sa ishin në mandatet e tyre, duhet të jetë zbulimi i së vërtetës së argumentuar me fakte dhe argumente, dhe kjo do të jetë bindja e vetme për qytetarët për ndryshime, e sidomos në Prishtinë kur ka argumente dhe fakte për krimet e kryera të këtij kryetari në pushtet, e i cili më nuk do të kandidon për kryetar, e nëse ka fakte të mjaftueshme se ky ishte i inkriminuar në shumë vepra kriminale, i tilli duhet të burgoset menjëherë dhe kjo përvojë të ju shërbej të tjerëve në ardhje që nëse nuk punojnë konform ligjit, kjo do i pret edhe ata.

Ky veprim e ka qëllimin që mos të përsëriten gabimet e tilla, dhe të tillët që nominohen për kryetar, për të ja dhënë besimin e qeverisjes kandidatit për kryetar në mandatin që vjen pas zgjedhjeve të 17 tetorit. Është shumë alarmante për Prishtinën se si në një dokument të zbuluar dhe të publikuar nga kandidati i AAK-së shpërfaqet mega skandali sipas të cilit në Prishtinë ekzistojnë mbi 42 mijë objekte banesore të cilat as nuk e kanë marrë pranimin teknik qoftë si pasojë e abuzimit me ligjin, qoftë si rezultat i neglizhencës së qeverisjes së dështuar dhe të inkriminuar të Shpend Ahmetit.

Po ashtu është zbuluar se janë mbi 46.000 njësi banesore që janë ndërtuar dhe fare nuk kanë leje për ndërtim, por dikush është korruptuar duke lejuar ndërtimin e tyre dhe pritur për të gjetur mënyrën dhe momentin e legalizimit të tyre. Këto fakte të deritashme janë të mjaftueshme për luftimin serioz të krimit të organizuar e sidomos në komunën e Prishtinës, edhe që tani bëhet pyetja pse institucionet e luftimit të krimit nuk kanë ndërmarr veprimet që i parashohin ligjet e Kosovës, dhe me u burgos ata persona që i kanë krye ato krime, e jo të vazhdohet jeta ashtu në ankth e ata vepër kryes ta vazhdojnë pasurimin e tyre deri në pakufi. Mjaftojnë këto fakte të bëra publike deri më tani që të hetohet dhe arrestohet kryetari në detyrë Shpend Ahemti për degradimin e madh që i ka bërë Prishtinës në këto 8 vite, pasojat që po i ndjejnë qytetarët, për lidhjen e tij me krimin e organizuar dhe mafien e ndërtimit.

Në të ardhmen duhet të nxirren mësime që vepër kryesit e krimeve në atë momente që zbulohen që janë duke i krye ato krime, menjëherë të iniciohen nga prokuroria burgosja e të tillëve, e jo sikur deri më tani që plot njerëz shkruajnë dhe i argumentojnë krimet e tilla, dhe askush nuk merret me ato veprime kriminale. Kjo i përngjanë asaj se kush të vjen në ato poste gjithsesi e paska qëllim kryesor pasurimin, që është me u habitë, se si në debate të ndryshme, qoftë edhe të atyre televizive, shpesh herë debatohet për këto tema dhe del konstatimi se të gjithë janë ekspertë të zbulimit të veprave të tilla, e sidomos kur i dëgjon kryetarët e deri djeshëm, arrihet përshtypja se ata duhet të qëndrojnë më shumë dekada në ato poste të tilla, sepse pa ata vendi do të shkon në degradim.

Prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm institucionet e ndjekjes së krimeve dinë ti argumentojnë dhe ti vlerësojnë veprat kriminale, prandaj ata duhet të jenë të pamëshirshëm në luftimin e krimit në përgjithësi, pavarësisht për cilin personalitet bëhet fjalë dhe në çfarë pozite gjenden ata persona.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".