Zbatohet vendimi i ekzekutivit: Vendoset një kusht për hyrjen e punonjësve brenda Kuvendit

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 10:20
Zbatohet vendimi i ekzekutivit: Vendoset një kusht për hyrjen e punonjësve brenda Kuvendit

Kuvendi i Kosovës vendimin e Qeverisë për kërkimin e dëshmisë së vaksinimit ose test negativ nga zyrtarët e tij e ka respektuar.

Fehmi Pireva, zyrtar ndërlidhës me institucionet e agjencive të pavarura në Kuvend, ka thënë se ka ardhur i përgatitur ashtu siç po kërkohet me dy doza vaksinë anti-Covid.

“Jam vaksinuar për herë të dytë. I kam kryer të gjitha proceduar të cilat specifikohen dhe kërkohen me vendim të Qeverisë”.

“Sot kemi ardhur në punë, jemi me dokumentacion të plotë dhe shpresojmë për ditë më të mira dhe që të kalojnë çdo vështirësi pas vaksinimit. Ndërsa një zyrtare tjetër i Kuvendit ka thënë se zyrtarët e sigurimit në mëngjes i kanë kërkuar dëshminë për t’u futur brenda”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)