Këto janë dy anët e ndryshme të medaljes, shtyrje apo mbajtje të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit

Këto janë dy anët e ndryshme të medaljes, shtyrje apo mbajtje të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit
Këto janë dy anët e ndryshme të medaljes, shtyrje apo mbajtje të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit

Dardan Grapci

  • 12 September 2021 - 08:58

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Shtyrja e zgjedhjeve lokale e ka një të mirë dhe një të keqe. E mirë është për shkak se është shumë e sigurt që nuk do të rritet numri i të infektuarve nga Covid-19, do të ndodhë e kundërta, do të zvogëlohet, dhe e keqja është se kryetaret aktual mundë të vazhdojnë akoma më lirshëm me abuzimet e buxhetit dhe të legjitimojnë ndonjë tender “ilegal” për interesat e tyre personale e kriminale.

-Nëse e shikojmë anën pozitive dhe kërkesën nga partitë opozitare për shtyrje të zgjedhjeve si opsion i fundit nëse nuk përmirësohet gjendja, atëherë edhe unë jam i mendimit që zgjedhjet të shtyhen me urdhër të Presidentes, edhe me analizën rekomanduese të ekspertëve të mjekësisë, por me një kusht, nëse Presidentja Vjosa Osmani i urdhëron të gjithë kryetarët e komunave që për 6 muaj ta ndërpresin çdo aktivitet komunal, ta lënë anash çdo vendim që e kanë pasur të planifikuar, ti ndërpresin të gjitha marrëveshjet në negocim e sipër me kompanitë e reja të kontraktuara etj, dhe të mbesin në funksion vetëm për ta ruajtur funksionimin e administratës për nevojat e qytetarëve.

Në funksion të plotë aktiv dhe me angazhim shtesë duhet të ngarkohen Spitalet, Zjarrfikësit, Policia e Kosovës, Shkollat fillore dhe të mesme, Universitetet Shtetërore, kompanitë për mbledhjen e mbeturinave, kompanitë për pastrimin e qytetit. Pra puna e qeverisë komunale mbetet punë formale kurse edhe asamblistëve të mandatit të skaduar tani duhet të ju ndërpritet çdo projekt për votim dhe shkuarje në kuvend komunal, por vetëm duke pasur si trajtim emergjent një pagesë minimale të pagës simbolike prej 70% etj dhe asgjë më tepër në rrafshin e vendimmarrjes në tranzicion të pushtetit lokal.

Kjo duhet të ndodhe për shkak që mos të abuzohet me buxhetin komunal, si dhe të mos ketë shkelje të rregulloreve nga ana e Kryetarëve të Komunave. Pastaj këto të ri-aktivizohen vetëm atëherë kur zgjedhjet të përfundojnë, dhe kryetaret e rijnë dhe ata asamblistë që do e fitojnë mandatin ti vazhdojnë projektet e me kushte dhe programe të reja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".