A do të shtyhen zgjedhjet? Krerët e partive në takim me Osmanin

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 17:38
 A do të shtyhen zgjedhjet? Krerët e partive në takim me Osmanin

Krerët e partive politike kanë arritur në Presidencë, për takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkuar në Presidencë, për takimin që Presidentja Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë politike në vend, rreth diskutimeve për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kurti ka arritur në Presidencë bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilën.

Po ashtu, në Presidencë tashmë janë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, si dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Përveç tyre, aty ka arritur edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila është edhe kryetare e listës “Guxo”.

(Kosova Sot Online)