Gazetarja afgane thotë se talibanët varën dy persona e më pas i qëlluan me armë

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 10:38
Gazetarja afgane thotë se talibanët varën dy persona e më pas i qëlluan me armë

Një gazetare afgane ka publikuar një video me pamje të ndjeshme në Twitter. Sipas saj, talibanët kanë varur dy persona dhe më pas i kanë qëlluar me armë.

Në videon e paqartë shihen disa njerëz përreth një njeriut tjetër, të cilit i shihen vetëm këmbët, duke lënë të kuptohet se ai është varur.

Në pamje nuk shihet pjesa e sipërme e trupit të tij, por gazetarja tha se e ka prerë videon për shkak të pamjeve të ndjeshme.

Autenticiteti i pamjeve nuk është i vërtetuar.

Ndryshe, talibanët erdhën në pushtet në Afganistan pas një lufte të gjatë me forcat qeveritare dhe pas tërheqjes së trupave amerikane.

Organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, kanë paralajmëruar se Afganistani është në krizë të shumëfishtë dhe se miliona njerëz janë në rrezik për të vdekur nga uria.

(Kosova Sot Online)