Çka fshihet pas vdekjes së vajzës nga Drenasi e cila pretendohet se vdiq pasi mori vaksinën anti-COVID?

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 13:23
Çka fshihet pas vdekjes së vajzës nga Drenasi e cila pretendohet se vdiq pasi mori vaksinën anti-COVID?

Zarife Imeri vdiq disa orë pas vaksinimit kundër Covid-19. Vdekja e saj u cilësua si e natyrshme, nuk pati nevojë për obduksion sipas mjekut. Çka deklarojnë familjarët, drejtori i QKMF-së në Drenas dhe a ishte i ishte i informuar stafi që e vaksinoi Imerin se ajo kishte probleme shëndetësore në të kaluarën?

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, 48 orë pasi u vaksinua me dozën e parë kundër Covid-19.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Në media familjarët kanë folur nëse vajza ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Para gjashtë viteve ka pas një intervenim në vena të gjakut, po vaksinen e ka marr me 13.09.2021, sepse ka qenë duke punuar, dhe ja kanë kushtëzuar, se pa vaksine nuk mundesh me punu”, thonë nga familjar Imeri për ballkani.info.

Por a ishte në dijeni stafi mjekësor që e vaksinoi se viktima kishte ndërhyrje në vena të gjakut ?

Në fotografitë e publikuara nga familjarët, është bërë publike edhe pasaporta e vaksinimit.

Në një hulumtim të thjeshtë nga Syri.net Kosova, përmes 'QR Code' shihet se viktima nuk ka deklaruar se ka pasur ndonjë intervenim ose problem shëndetësor.

Në këtë rast dyshimi qëndron edhe tek stafi mjeksor që mund të mos ketë respektuar protokollin e vaksinimit, i cili i obligon stafin shëndetësor që para çdo vaksinimi të marrë konfirmimin nga pacienti në rast se ka probleme të mëhershme shëndetësore.

Ndryshe, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për Telegrafin se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

“Vajza është  vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Në raportin mjekësor të 23 vjeçares Zarife Imeri nga Drenasi e humbi jetën disa ditë pas vaksinimit, ceket se ajo humbi jetën natyrshëm, derisa është cekur se nuk ka nevojë për obduksion.

Më poshtë gjeni raportin mjekësor të 23 vjeçares.

(Kosova Sot Online)