Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të zbatojnë kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin hekurudhor

  • E.K /
  • 16 shtator 2021 - 17:54
Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të zbatojnë kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin hekurudhor

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministri i Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi kanë nënshkruar sot në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive të mbajtur në Maqedoninë e Veriut – marrëveshjen implementuese mbi rregullimin e Komunikacionit Hekurudhor Kufitar.

Siç thuhet në komunikatë, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen si vazhdimësi e bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në fushën e komunikacionit hekurudhor kufitar, ku qëllim kryesor mbetet thjeshtësimi i organizimit të këtij komunikacioni dhe shkurtimi i kohës së pritjes në vendkalimet kufitare.

“Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje në mes të tjerash përcaktohet edhe mënyra e realizimit të kontrolleve doganore dhe implementimi i procedurave doganore për komunikacionin hekurudhor nga zyrtarët doganorë të të dy palëve në zonën hekurudhore. Me këtë rast shënohet edhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dyja shteteve dhe thellimit të bashkëpunimit në fushën e komunikacionit, në linjë me prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)