Të vërbuara nga lakmia për pushtet, partitë e inkriminuara nuk po e mbajnë premtimin 

Të vërbuara nga lakmia për pushtet, partitë e inkriminuara nuk po e mbajnë premtimin 

Gani Qarri

  • 16 September 2021 - 07:17

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Fushatën zgjedhore këto parti politike e kanë nisur parakohshëm, në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha kufizimet që parashohin masat më të reja anticovid, e cila po zhvillohet gjysmë legalisht edhe nëpër shtëpi private, nëpër klube nate e restorante, duke thyer të gjitha rregullat e vendosura kundër Virusit Covid-19, të shpallura nga Qeveria e Kosovës, prandaj ishte vetëm mashtrim dhe hipokrizi ideja e propozuar kinse për shkurtim të kalendarit të mbajtjes së fushatës.

Mashtrimi më i madh dhe më pa i pa turp, që mund të bënin partitë politike opozitare, ishte deklarimi i tyre mashtrues, për kinse shkurtimin e fushatës elektoralë në vetëm 5 ditë, kur dihet se një marrëveshje e tillë jo vetëm që nuk është formalizuar, as ditën e fundit, të para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, por jo zyrtarisht, po këto parti politike në opozitë, e kanë filluar fushatën, tash e një muaj më parë. Madje vetëm dy ditët e fundit, për shkak të thyerjes së rregullave kundër Covid-19, nga partitë politike me tubime elektorale nëpër hapësira të mbyllura, policia e Kosovës ka raportuar se janë shqiptuar gjoba të cilat kanë shkuar nga shuma minimale 200 euro, deri në atë maksimale prej 2000 Eurove!

Ndaj vet këto sjellje të papërgjegjshme të partive politike opozitare, sidomos të opozitës aktuale, tregojnë se lakmia e tyre për pushtet nuk kursen asgjë, madje nga vet ato parti, nuk është hezituar të rrezikohet as jeta e qytetarëve duke joshur e mashtruar ata për pjesëmarrje sa më masive në tubime elektorale përmes rrjetit të mirë organizuar të grupeve të militantëve partiak. Për aq më tepër, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se fushata elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit, do të fillojë zyrtarisht, vetëm më 16 shtator dhe do të zgjasë 30 ditë, sipas Ligjit, pasi që deri tash nuk ka asnjë marrëveshje të proceduar mes partive politike për shkurtimin e fushatës në fjalë.

Kështu që kryetari aktual i Komisionit Zgjedhor, ka theksuar se korniza e fushatës elektorale përkundër rrethanave në të cilat gjendet vendi si pasojë e COVID-19, është e caktuar me Ligj dhe nuk mund të ndryshohet, pasi që për këtë nuk janë dakorduar partitë politike garuese në zgjedhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".