Bejtullah Deliu: Rahoveci është Jerusalemi i vogël i PDK-së

  • E.K /
  • 16 shtator 2021 - 21:22
 Bejtullah Deliu: Rahoveci është Jerusalemi i vogël i PDK-së

Kandidati i PDK-së, Bejtullah Deliu, ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Ai tha se PDK ka mundësi të mira për fitore në këtë komunë për shkak të punëve që kanë bërë në të kaluarën.

“E kemi thënë në të kaluarën që Prizreni është Jerusalemi i PDK-së. Unë mund të them se Rahoveci është një Jerusalem i vogël i PDK-së”, tha ai.

Ai tutje tha se PDK ka qenë shumë e rëndësishme që të përfundohen disa projekte të mëdha në këtë komunë.

“Kemi qenë forca kryesore për të përfunduar disa punë me rëndësi të madhe për Rahovecin”, shtoi ai.

Tutje ai ka kritikuar qeverisjen e tanishme të komunës për dështim në kryerjen e projekteve.

“Është absurde që në vitin 2021 flasim ende për ujë të pijes dhe kanalizime”, shtoi ai. 

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor.

Kryetar i tanishëm i komunës së Rahovecit është Smajl Latifi nga AAK.

(Kosova Sot Online)