Lexoni edhe:
Partitë politike me fushatë po e sakrifikojnë edhe jetën e qytetarit
Vazhdimi i masave lidhur me pandemisë nga Qeveria edhe për dy javët e ardhshme ka shtyer gastronomët që përsëri të reagojnë. Këtë herë ata paralajmëruan largimin e arkave fiskale nga bizneset e tyre. Për këtë hap thonë se fushata elektorale është edhe një arsye më shumë.
“Nuk po mundemi ta zhvillojmë veprimtarinë brenda, të cilën e kena për jetesë dhe nëse i shohim lokalet që i kanë mbushë për fushatë elektorale kjo do të jetë e papranueshme nga ana jonë, dhe atëherë kemi thënë që nëse ne po ndalohemi me funksionu brenda lokaleve e në anën tjetër po i mbushin për fushata, kemi me i gjuajtë arkat fiskale para shtetit”, tha Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomisë.
Partitë politike me fushatë po e sakrifikojnë edhe jetën e qytetaritLexoni edhe:
Gastronomët po kërkojnë që të përkrahen ekonomikisht nga shteti.
“Cdo veprimtari që ndalohet duhet të ndihma ekonomike ose subvencionim për paga, subvencionim të qerave në mënyrë që ne me i respektu këto masa”, tha Kllokoqi.
Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj deklaron se cdo biznes që nuk lëshon kupon fiskal do të ndëshkohet deri në një mijë euro.
“Për cdo transaksion që nuk lëshojnë kupon fiskal lidhur me shitjet e tyre atëherë Ligji parasheh të shqiptohet masë ndëshkuese, nkëtë rast gjobë mandatare për secilin kupon të palëshuar nga ana e biznesit. Vlera e gjobës mund të jetë nga 125 deri në 1 mijë euro, varësisht nga niveli i qarkullimit të biznesit për periudhën përkatëse”, tha ai Murtezaj.
Me masat e reja sipas Ligjit nuk lejohet në ambiente të mbyllura të ketë më shumë se katër në një tavolinë.
(Kosova Sot Online)