Ariu hyn në shtëpi për të kërkuar ushqim dhe ngujon familjen, mbytet më pas

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 16:09
 Ariu hyn në shtëpi për të kërkuar ushqim dhe ngujon familjen, mbytet më pas

Një ari është mbytur në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, pasi kishte hyrë në një shtëpi për të kërkuar ushqim. Familja ishte detyruar të ngujohej për rreth 45 minuta në katin e sipërm.

Një ari i zi hyri në një shtëpi në Steamboat Springs javën e kaluar për të gjetur një burim ushqimi, thuhet në deklaratën për gazetarë të autoriteteve të parqeve dhe natyrës së egër në Kolorado.

Ariu arriti të futej në shtëpi përmes portës së hapur të garazhit, duke i detyruar familjarët që të mbyllen në një dhomë në katin e sipër të shtëpisë, shkruan Independent.

Zyrtarët u munduan për rreth 45 minuta që ta mashtronin kafshën e madhe që të largohej nga shtëpia, por nuk patën sukses.

Ariu u bë më agresiv ndaj zyrtarëve dhe për këtë arsye thuhet se ai u desh të neutralizohej, duke i cituar shëndetin dhe sigurinë e njerëzve.

Departamenti i Natyrës së Egër tha se në këtë periudhë të vitit, arinjtë hyjnë në fazën e njohur si hiperfagia, që do të thotë se kanë më shumë apetit për ushqim dhe e ndiejnë nevojën për të marrë së paku 20.000 kalori në ditë. Për këtë arsye, banorëve iu bë thirrje për ta vendosur ushqimin në vend të sigurt dhe mbeturinat t’i trajtojnë në mënyrën e duhur.

(Kosova Sot Online)