Hykmete Bajrami: Masa për lirimin nga pagesa për studentët ishte nisur nga Qeveria Hoti

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 17:23
Hykmete Bajrami: Masa për lirimin nga pagesa për studentët ishte nisur nga Qeveria Hoti

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se masa për lirimin nga pagesa e semestrit që e bëri Qeveria Kurti ishte nisur nga Qeveria e kaluar.

Bajrami ka theksuar se nuk janë kundër vendimit që studentë të lirohen nga pagesat por tha se vendimet uniforme për të gjitha shtresat lënë shumë për të dëshiruar .

“Mirëpo ajo çka mund të themi është se Qeveria e VV-së nuk po ka kapacitete, ide dhe dije për t’u marrë me veprime të cilat e adresojnë në mënyrë të mirëfilltë reformën në arsim si dhe në fusha tjera.Ne mbajmë përgjegjese Qeverine dhe pozitën (që kanë zgjedhur anëtaret e Këshillit të Cilësisë) që për herë të parë në historinë e pasluftës u ka mohuar studentëve afatin e Korrikut për aplikim në universitete publike, rrjedhimisht plot fakultete publike nuk kanë arritur t’i mbushin as gjysmën e vendeve të lira. Kjo është bërë me qëllim që studentët të orientohen të IAL (institucionet e arsimit të lartë) privat gjë që edhe ka ndodhur, kjo bëhet edhe më e padrejtë kur e dimë se studentët në IAL privat nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti” shkruan Bajrami.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)