Pse nuk merren seriozisht asamblistët? Shpjegimi i Jusuf Thaçit

  • E.K /
  • 17 shtator 2021 - 22:05
 Pse nuk merren seriozisht asamblistët? Shpjegimi i Jusuf Thaçit

Analisti Jusuf Thaçi ka folur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në vend. Thotë se në vendin tonë nuk i jepet rëndësi zgjedhjes së asamblistëve komunal pavarësisht rolit të madh të tyre në funksionimin e komunës.

“Fatkeqësisht për pushtetin lokal i kemi në kokë vetëm kryetarët e komunave sepse ata janë njerëzit më të ekspozuar, është i koncentruar pushteti ekzekutiv lokal e kështu me radhë. Ndërkohë pothuajse krejtësisht e abstrahojnë asamblistët komunal pasi Kuvendi Komunal është jashtëzakonisht te rëndësishëm për nivelin lokal”, thotë Thaçi.

“Nuk e di pse në Kosovë kaq shumë relativizohet rëndësia e asambleistëve ndoshta sepse s’paguhen mirë dhe në bazë të pagesës edhe konsiderohen të parëndësishëm”, shtoi ai.

‘Mirëpo çdo vendimmarrje e madhe dhe e rëndësishme për komunën varet së pari nga Kuvendi Komunal”, shpjegoi Thaçi.

(Kosova Sot Online)