Analisti: Jam i dëshpëruar me sjelljet e të dyja palëve në Bruksel

Analisti: Jam i dëshpëruar me sjelljet e të dyja palëve në Bruksel
Analisti: Jam i dëshpëruar me sjelljet e të dyja palëve në Bruksel

Blerim Burjani

  • 17 September 2021 - 19:10

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Palët duhet të heqin dorë nga ato gjërat e pamundshëm që mund të ndodhin. E pamundur është krijimi i asociacionit të komunave serbe me kompetencat ekzekutive. Kjo është pamundur sepse në Kosovë askush nuk e pranon. Unë kam thënë se autonomia e pakicës serbe në Kosovë dhe autonomia e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një nga opsionet që mund të çojnë në zgjidhje, të tjerat janë bllokuese.

Tash ende nuk dihet se cila do të jetë rrjedha e vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe epilogu final Serbia po insiston me këmbëngulje në Asociacionin në baza etnike. Gjatë kësaj periudhë të VV-së në Qeveri nuk besoj se do të bëhet ky asociacion, pa ndryshim të kësaj qeverie. Kjo nuk do të ndodhë por problemi është çka do të ndodhë me këtë dialog? Ka filluar të humbë durimi edhe tek ndërkombëtarët, e këtë e ka thënë edhe përfaqësuesi i SHBA për Ballkanin.

Po kërkohet zgjidhje dhe jo dialog koti. Për momentin më mirë është të pushoje ky dialog që ka filluar sepse s’ka gjasa që të mundë të ndodhë ndonjë kthesë e madhe historike. Pra akoma nuk dihet se cili është projekti apo marrëveshja përfundimtare? S’ka marrëveshje s’ka as lëvizje përpara. Pra marrja me probleme teknike që janë të njëjta janë të kota. As deri tash s’ka pasur rezultat. E tash shtrohet pyetja se çfarë pret Kurti... kur do të ketë rezultat? Ky nuk është njeri i rezultatit por i zvarritjes sepse nuk e ka guximin me u marr me këtë temë. Nuk jam shumë optimist për arritjen e shpejtë të marrëveshjes mes palëve. Jam i dëshpëruar me formatin dhe me sjellët e të dyja palëve në Bruksel. Janë bërë propozime, që nuk çojnë në zgjidhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".