10 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 15:07
 10 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 viktima nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar edhe 173 persona.

Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 9.764.

(Kosova Sot Online)