Emisari special i BE-së po kërkon zgjidhje praktike dhe jo fjalime politike

Emisari special i BE-së po kërkon zgjidhje praktike dhe jo fjalime politike
Emisari special i BE-së po kërkon zgjidhje praktike dhe jo fjalime politike

Blerim Burjani

  • 19 September 2021 - 09:05

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Miroslav Lajçak ka kërkuar që të ketë seriozitet në dialogun me Serbinë, edhe që pozita dhe opozita të sillen seriozisht me politikë konstruktive të qasjes në drejtim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në mënyrë që të ju jepet fund temave të shumta të diskutuara për një kohë kaq të gjatë.

Koha dhe agjenda e dialogut me Serbinë po e humb kuptimin duke mos pasur vullnet nga palët për të gjetur zgjidhje prandaj edhe faktori ndërkombëtar po kërkon që nga retorika politike të kalohet në zgjidhje praktike. Nuk ka më kurrfarë kuptimi që Kosova të sillet duke ngre debate historikë apo duke mbajtur fjalime politike në Bruksel, fjalime të tipit kosovar. Pra atje është diçka dhe gjithçka më e ndryshme, më shumë se që e mendojnë politikanët e pa përgatitur dhe të pa pjekur.

Atje, pra në Bruksel nuk shkohet nga askush për të fituar vota, atje shkohet me projekt konkret për të fituar shteti i Kosovës dhe i Serbisë , nëse e gjejnë një rrugë të përbashkët për integrim në BE dhe arrijnë një marrëveshje. Në të kundërtën do të zvarriten nëpër histori të dy palët. Dihet fare mirë që me Albin Kurtin është e vështirë zgjidhja, hezitimi po , mos guximi po por pa guxim nuk ka zgjidhje.

Pra unë konsideroj më tepër se tash me këto agjenda po e lodhin Kryeministrin Albin Kurtin duke shkuar në Bruksel sepse ky nuk ka fuqi as guxim i vetëm në këtë Qeverisje për ta dhënë një propozim për marrëveshje dhe për zgjidhje, një propozim i cili përnjëmend do të ishte zgjidhje e qëndrueshme dhe për të dyja palët e obligueshme për zbatim dhe normalizim të raporteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".