Lexoni edhe:
Bahtiri në qendrën e vaksinimit për fushatë, punëtorët shëndetësorë s’kanë ujë të pijes
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sfeçla ka konfirmuar se janë larguar edhe 51 qytetarë afganë, të cilët ishin të strehuar përkohësisht në Kosovë, transmeton Syri.net Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Sfeçla ka shkruar se si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.
Derisa deklaron se Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.
Postimi i plotë:
Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.
Bahtiri në qendrën e vaksinimit për fushatë, punëtorët shëndetësorë s’kanë ujë të pijes Lexoni edhe:
Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.
Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.
(Kosova Sot Online)